Rajoni

Video/Gjatë tentativës së grabitjes 27-vjeçari shqiptar vret shitësin në Selanik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:46 - 08/11/21 |
Opi Nion

Një 27-vjeçar shqiptar, në bashkëpunim me një 35-vjeçar grek, gjatë një tentative grabitje kanë vrarë shitësin.

Mediat greke shkruajnë se është arrestuar 27-vjeçari shqiptar, autori i grabitjes së përgjakshme, e cila ndodhi në orët e para të së shtunës në rrugën Gr.Lambraki, në Toumpa të Selanikut.

Sipas raportimeve, shqiptari është arrestuar në shtëpinë e tij mëngjesin e sotëm, ndërsa kapja e bashkëpunëtorit të tij u bë ditën e djeshme.

Një video është publikuar nga mediat greke, ku tregon autorin që largohet nga vendi i ngjarjes dhe në një distancë të shkurtër takohet me bashkëpunëtorin e tij, i cili dyshohet se ka luajtur rolin e një duhanpirësi.

Viktimë e grabitjes së përgjakshme është shitësi i një minimarketi, një 44-vjeçar.

Në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Selanikut thuhet se autori ka qëlluar me armë zjarri 44-vjeçarin, i cili ka humbur jetë në vendin e ngjarjes./Opinion.al

Pas