Aktualitet

Situata me Covid-19 në burgun e Drenovës, një i dënuar niset drejt Infektivit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:38 - 08/11/21 |
Opi Nion

Ministria e Drejtësisë ka dhënë informacion në lidhje me situatën në Burgun e Drenovës, ku ka pasur të dënuar të infektuar me Covid-19. Mësohet se gjatë ditës së dielë është konstatuar një i burgosur 30-vjeçar me temperatura dhe simptoma të Covid, i cili është nisur drejt Spitalit Infektiv.

“Një i burgosur 30 vjeçar, është konstatuar dje, dt.7.11.2021, nga stafi mjekësor, me temperaturë dhe simptoma të KOVID. Jo në gjendje të rënduar, është nisur drejt spitalit infektiv në Tiranë, për një përkujdesje më profesionale”.

Mësohet se tre të burgosur kanë qenë të prekur më herët nga COVID, por janë negativizuar dhe vazhdojnë rutinën ditore.

“Deri tani, asnjë i burgosur tjetër, nuk ka shfaqur simptoma të infeksionit, megjithatë veprimet janë kufizuar dhe po bashkëpunohet ngushtësisht me strukturat epidemiologjike për të pasur nën kontroll situatën dhe çdo nevojë të të dënuarve”, thuhet në një njoftim.

 

Pas