Aktualitet

Në burg për inceneratorët, Koka-gjykatës: Hiqni sekuestron e kantinës së verës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:39 - 08/04/22 |
Opi Nion

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka i arrestuar nga SPAK pasi ka rezultuar i përfshirë në aferën e inceneratorëve i ka kërkuar Gjykatës së Lartë heqjen e sekuestros të kantinës së verës, ku rezulton të jetë pronar me 88.19% të aksioneve.

Rekursi vjen pasi Koka humbi dy beteja të tjera në dy shkallë të Gjyqësorit. Biznesi u vu në sekuestro pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ndaj Kokës “arrest me burg”, ndërsa ish-ministri bëri rekurs në Gjykatë e Lartë për ndryshim mase sigurie, kërkesë e cila nuk u pranua, duke e cilësuar si të ligjshëm vendimin e Apelit të GJKKO.

Në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan.

Mbi Kokën rëndojnë akuzat për veprat penale:“Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”./Opinion.al

Pas