Aktualitet

Ndryshon testi i maturës, Kushi: Pyetje me zhvillim dhe me alternativa


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:40 - 30/04/21 |
Opi Nion

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim  me maturantë të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” lidhur me përgatitjet për provimet e Maturës Shtetërore.

Ministrja Kushi ka deklaruar ditën e sotme se , “ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit do të kemi një test ku përfshihen pyetje me zhvillim dhe pyetje me alternativa.  Do të jetë një proces i drejtë dhe transparent, ku do të reflektohen edhe vështirësitë gjatë pandemisë”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Kushi shprehet se ndër të tjera, sëbashku me maturantët ka diskutuat   edhe për organizimin e testeve para-maturë me qëllim njohjen e strukturës së testit, menaxhimin e kohës, si dhe sistemimin e njohurive të marra gjatë tre viteve, sikurse është ndalur edhe tek këshillimi i karrierës për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në universitet./Opinion.al

Pas