Aktualitet

Ndryshojnë kushtet e udhëtimit për shqiptarët drejt Italisë, masat deri më…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:32 - 16/12/21 |
Opi Nion

Ambasada italiane në Shqipëri ka informuar se në përputhje me Urdhrin e Ministrit italian të Shëndetësisë të datës 22 tetor 2021, kushtet e hyrjes së shtetasve të huaj në Itali kanë ndryshuar.

Masat e reja për udhëtarët e huaj kanë filluar prej nga 26 tetori 2021 dhe do të zgjasin deri më 31 janar 2022.

Këto rregulla prekin edhe shtetasit shqiptar që do të duhet të udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Njoftimi bën me dije se hyrja do t’ju mundësohet shtetasve shqiptarë që gëzojnë statusin e rezidencës.

Ndërsa qytetarët shqiptarë që nuk janë rezident në Itali, mund të udhëtojnë drejt territorit italian vetëm për arsye:

– nevoja pune;

– rrethana urgjence;

– motive shëndetësore;

– motive studimi;

– kthim në vendbanim, banesë apo rezidencë të vetën, ose të personave, edhe jo bashkëjetues, me të cilët ka një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme.

Udhëtari duhet të zbatojë:

-detyrimin e kryerjes dhe pajisjes gjatë udhëtimit me një test (tampon) molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, i cili duhet kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali;

-detyrimin e vetëkarantinimit 10 ditor sapo të ketë hyrë në Itali;

-detyrimin e kryerjes së një tamponi tjetër në përfundim të periudhës 10 ditore;

-detyrimin të plotësojnë një formular specifik të lokalizimit në format dixhital, përpara se të hyjnë në territorin italian./Opinion.al

Pas