Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vodafone Albania financon STEM,programin e gjeneratës së re digjitale në Shqipëri

2021/12/16 at 12:56 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vodafone Albania financon STEM,programin e gjeneratës së re digjitale në Shqipëri

Vodafone Albania dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit nënshkruan sot marrëveshjen e financimit të programit STEM ( Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë). Ky program i gjeneratës së re që financohet nga Fondacioni Vodafone Group, si pjesë e agjendës strategjike për aftësimin digjital në Evropë (duke investuar 40 milionë euro në tregjet evropiane), do të financohet edhe nga Fondacioni Vodafone Albania, me misionin për të hedhur bazat e edukimit digjital për 3 vitet e ardhshme, edhe në Shqipëri.

Marrëveshja e financimit u nënshkrua nga Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi. Në fjalën e saj të rastit, Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania tha se: “STEM është një komponent i rëndësishëm i teknologjisë dhe edukimit digjital. Vodafone Albania i ka të gjitha kapacitetet dhe vizionin për të bashkëpunuar me BE-në dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, që ky program të bëhet faktor i rëndësishëm edhe në kurrikulat e arsimit publik në Shqipëri. Next Generation Albania, përmes kurrikulës së STEM, është një mundësi unike arsimimi në fushën digjitale, që fuqizon studentët dhe mësuesit, duke i bërë më të aftë për të ardhmen.”

Më tej znj. Stathaki theksoi se ky program, i krijuar për moshat 12-18 vjeç, që do të zbatohet fillimisht në 12 shkolla, për t’u zgjeruar më tej edhe në shkolla të tjera publike në Shqipëri, do t’u mësojë të rinjve gjuhët e kodimit Arduin dhe App Inventor  e do t’u krijojë mundësi që, në fund të trajnimit, të jenë të aftë t’i japin zgjidhje digjitale çdo problemi që mund të identifikojnë në komunitetet ku jetojnë.

Ministrja Kushi theksoi se: “Ne shqiptarët kemi një shprehje: ‘Miq të mirë në ditë të vështirë’; dhe në fakt Vodafone Albania është nga ata miq që në periudhën e vështirë të pandemisë tregoi një nivel të lartë solidariteti dhe përgjegjësie sociale. Zhvillimi i aftësive digjitale nëpërmjet STEM-it dhe nëpërmjet kontributit të këtij projekti, pa dyshim do të rrisë edhe aftësitë e komunikimit tek nxënësit, kreativitetin, besimin, këmbënguljen dhe zgjidhjen praktike të problemeve të ndryshme që mund të hasin nxënësit në jetën e përditshme.”

Aftësimi digjital është pjesë e objektivave të Vodafone. Një nga kontributet më të mëdha që Vodafone Albania bëri gjatë kohës së Pandemisë ishte dhurimi i 15.000 pajisjeve dhe dhënia e aksesit në internet për të gjithë fëmijët në nevojë, të cilët  nuk mund të frekuentonin shkollën online gjatë 2020-ës.

Kohët po ndryshojnë, studentët po ndryshojnë dhe është thelbësore që sektori i arsimit të ecë në një hap me revolucionin e katërt industrial që po vjen, pra revolucionin teknologjik. Bashkimi Evropian po jep 3 miliardë euro fonde, pra 3 miliard euro nga 9 në total të paketës së destinuar për digjitalizimin e Ballkanit Perëndimor.

Vodafone Albania është e para kompani private së cilës i lejohet të aprovojë një kurrikul në sistemin e arsimit publik në Shqipëri.

Etiketa: reklamashqiperiVodafone

Ju sugjerojmë

Shkoi në spital me dhimbje barku, 13-vjeçarja në Greqi lind fëmijën pa e ditur që ishte shtatzënë
Rajoni

Shkoi në spital me dhimbje barku, 13-vjeçarja në Greqi lind fëmijën pa e ditur që ishte shtatzënë

4 Tetor, 2023 2:40 pm
Publikohet axhenda e takimit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë
Aktualitet

Publikohet axhenda e takimit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë

4 Tetor, 2023 2:24 pm
Me kë jeni ulur për Avokatin e Popullit, me Bashën apo Bardhin? Çuçi: Kandidati i opozitës të jetë me integritet
Kryesore

Me kë jeni ulur për Avokatin e Popullit, me Bashën apo Bardhin? Çuçi: Kandidati i opozitës të jetë me integritet

4 Tetor, 2023 2:18 pm
Nis sot aplikimi për lotarinë amerikane, njoftimi i ambasadës së SHBA
Aktualitet

Nis sot aplikimi për lotarinë amerikane, njoftimi i ambasadës së SHBA

4 Tetor, 2023 2:06 pm
Dosja e sterilizimit/Kërkuan lehtësim të masës, gjykata lë në burg ish-ministrin dhe biznesmenin
Aktualitet

Dosja e sterilizimit/Kërkuan lehtësim të masës, gjykata lë në burg ish-ministrin dhe biznesmenin

4 Tetor, 2023 1:57 pm
Video/ Tragjedia me 21 të vdekur në Venecia, momenti kur autobusi bie nga ura
Bota

Video/ Tragjedia me 21 të vdekur në Venecia, momenti kur autobusi bie nga ura

4 Tetor, 2023 1:57 pm
Rezoluta për Kosovën, Bardhi: Të mbahet qëndrim i unifikuar i të gjitha grupeve parlamentare
Aktualitet

Rezoluta për Kosovën, Bardhi: Të mbahet qëndrim i unifikuar i të gjitha grupeve parlamentare

4 Tetor, 2023 1:40 pm
Rezoluta për Kosovën, më 12 Tetor mbahet seanca e posaçme plenare
Aktualitet

Rezoluta për Kosovën, më 12 Tetor mbahet seanca e posaçme plenare

4 Tetor, 2023 1:27 pm
Bardhi kërkon seancë urgjente për Kosovën: S’na nderon fakti që jemi të fundit
Aktualitet

Bardhi kërkon seancë urgjente për Kosovën: S’na nderon fakti që jemi të fundit

4 Tetor, 2023 1:11 pm
Vrasës apo jo? Momentet kur bëhet eksperimenti hetimor për të dyshuarin e vrasjes së Ahmet Toskës
Kronikë

Vrasës apo jo? Momentet kur bëhet eksperimenti hetimor për të dyshuarin e vrasjes së Ahmet Toskës

4 Tetor, 2023 1:09 pm
Para
Shenjë e kuqe në pasaportë? Detaje të reja për arrestimin e Noizyt në Kosovë

Shenjë e kuqe në pasaportë? Detaje të reja për arrestimin e Noizyt në Kosovë

Përfitoi 3.7mln € nga afera me inceneratorët,çfarë deklaroi në seancë Lefter Koka

Jepet vendimi për Lefter Kokën

Pagoi gjobën, lirohet Noizy

Pagoi gjobën, lirohet Noizy

TE FUNDIT

Shkoi në spital me dhimbje barku, 13-vjeçarja në Greqi lind fëmijën pa e ditur që ishte shtatzënë

Shkoi në spital me dhimbje barku, 13-vjeçarja në Greqi lind fëmijën pa e ditur që ishte shtatzënë
4 Tetor, 2023

Një rast i çuditshëm është raportuar nga mediat greke. Raportohet se një 13-vjeçare në Greqi, ka shkuar me dhimbje të...

Lexo më shumë

Publikohet axhenda e takimit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë

Publikohet axhenda e takimit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë
4 Tetor, 2023

Ditën e premte, më datë 6 Tetor 2023, në Tiranë organizohet takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit...

Lexo më shumë

Me kë jeni ulur për Avokatin e Popullit, me Bashën apo Bardhin? Çuçi: Kandidati i opozitës të jetë me integritet

Me kë jeni ulur për Avokatin e Popullit, me Bashën apo Bardhin? Çuçi: Kandidati i opozitës të jetë me integritet
4 Tetor, 2023

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka folur për gazetarët pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për zgjedhjen...

Lexo më shumë

Nis sot aplikimi për lotarinë amerikane, njoftimi i ambasadës së SHBA

Nis sot aplikimi për lotarinë amerikane, njoftimi i ambasadës së SHBA
4 Tetor, 2023

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka njoftuar së është hapur sot aplikimi për Lotarinë amerikane. Në një postim në faqen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com