Kryesore

Ndryshime në Qeveri, kush janë dy emrat e rinj tek Ministria e Financës


               Publikuar në : 11:32 - 14/02/20 |
el ida

Një ditë pasi zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi dha dorëheqjen, qeveria ka miratuar largimin e tij nga detyra dhe emërimin e dy zëvendësministreve të reja të Financave dhe Ekonomisë.

Me vendim qeverie, në vend të Haxhit emërohet Adela Xhemali, si zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ndërkohë që një tjeter zëvendësministër në këtë institucion emërohet, Vasilika Vjero, e cila zëvendëson në këtë detyrë, Erjon Luçin, i larguar një muaj më parë.

Në këtë mënyrë, ministria e Financave që drejtohet nga Anila Denaj bëhet me 4 zëvëndësministre./Opinion.al

Pas