Aktualitet

Ndryshime në qeveri, kush është emri që rikthehet pas 2 vitesh



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:47 - 09/02/22 |
Opi Nion

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që të emërojë Artemis Malon si zv/ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Malo e ka mbajtur edhe më herët këtë post në dy vitet e para mandatit të dytë të qeverisë Rama. Më pas në vitin 2019, Malo u bë deputete e qarkut të Gjirokastrës duke zëvendësuar Flamur Golemin pasi ky i fundit kandidoi në lokalet e 30 qershorit për bashkinë e Gjirokastrës.

Vendimi

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Artemis Malo emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Pas