Aktualitet

“Ndrangheta”, ambasadori italian: Do të ketë zhvillime të rëndësishme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:14 - 03/02/21 |
Opi Nion

Ambasadori italian Fabricio Bucci ka paralajmëruar zhvillime së shpejti përsa i përketë përgjimeve të bëra nga anti-mafia Italianë të “Ndrangheta” ku përmendeshin edhe zyrtarë dhe biznesmenë shqiptarë.

Bucci ka thënë në “Euronews Albania” se deri më tani prokuroria italiane ka nxjerrë vetëm një pjesë të përgjimeve, pasi ekzistojën edhe përgjime të tjera që janë në proces hetimi.

 “Ka një bashkëpunim të ngushtë, dy prokuroritë janë duke komunikuar me njëra-tjetrën. Do të ketë zhvillime të rëndësishme së shpejti. Nuk mund të flas me detaje për arsye që ti i imagjinon, por po punohet, dy prokurorët po komunikojë. Duhet të zbulojë faktet në bazë të të cilave bëhen këto arrestime, pra janë bërë publike disa përgjime por jo të gjitha”,-tha ambasadori italian.

Në këto përgjime anëtarë të klanit “Ndrangheta” komunikonin me njëri-tjetrin për investime në Shqipëri me qëllim pastrimin e parave. Lidhur me përgjimet kreu i shtetit Ilir Meta dhe krudemokrati Lulzim Basha kërkuan hetim nga SPAK./ Opinion.al

Pas