Kronikë

Digjet makina e punonjësit të hipotekës,çfarë deklaron motra e 32-vjeçarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:25 - 04/02/21 |
Doriana Çepunaj

Një automjet është djegur gjatë orëve të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.

“Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Sipas Abc news automjeti tip “Toyota”, i djegur është në pronësi të, Ermal Hoxhës, punonjës i hipotekës ne Vlorë.

Ndërkohë, motra e Ermal Hoxhës është shprehur se dyshojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me konfliktet familjare. Sipas saj shkak mund të jetë procesi i divorcit me bashkëshortin.

“Makina kishte marrë flakë në anën e majtë të shoferit dhe shkoj dhe njoftoj familjarët. Ermali punon në hipoteke nuk ka asnjë konflikt interesi, unë kam një proces divorci me bashkëshortin tim dhe me 6 shkurt kemi dhe seancën e gjyqit dhe besoj se ai mund të ketë dorë në këtë ngjarje. Ai mund ta ketë bërë për shkak se dëshiron që të marrë djalin tim, ka thënë motra e 32 vjeçarit në një prononcim për Abc news.

Pas