Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndodh live në emision. 60- vjeçarja përzë burrin nga shtëpia dhe i vendos kushtin për ta pranuar përsëri

2018/06/17 at 9:05 PM
në Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Ndodh live në emision. 60- vjeçarja përzë burrin nga shtëpia dhe i vendos kushtin për ta pranuar përsëri

Një çift bashkëshortësh është bërë pjesë e seancës së ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Pas 43 vitesh martesë z.Qani është nxjerrë jashtë shtëpie nga bashkëshortja e tij Fiqiretja. Shkak për këtë është bërë një pronë që ata kanë pasur dhe sot rezulton në emër të dikujt tjetër.


Znj. Fiqirete ka qenë gjatë gjithë seancës mjaft e acaruar me bashkëshortin e saj, duke fajësuar atë për problemin që ata kanë sot, duke u shprehur se ai ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj.

“E kam nxjerrë përjashta zonja Eni. Ky zotëri më ka sjellë shumë probleme. Është turp të ndahem në këtë moshë 60 vjeçe. Që në vitin `91 që mori pronën e deri në 2002 kam qenë e qetë. Pas 2002-shit e këtej ky njeri më ka sjellë dramë të madhe në familje, më ka sjellë dhunë në shtëpi”, tregoi znj.Fiqirete.

I përlotur, pothuajse që në fillim të seancës, Qaniu tha se nuk donte të vinte në këtë përballje.  “Jam katandisur sot nga gabimet dhe fajet e mia, jam flakur në rrugë. Po nuk flakem në rrugë unë se jam burri i shtëpisë!”, u shpreh ai.

 “Po nuk zgjidhe problemin me mua nuk bashkohesh ti. O do bashkohem me kalamajt o do marr rrugë tjetër. Ke paguar dhe nuk e ke pronën! Ta kanë marrë pronën. Ku e ke?”, kjo në fakt ishte kërkesa kryesore që znj.Fiqirete kishte ndaj bashkëshortit të saj, kërkesë të cilën ajo e artikuloi nga fillimi e deri në fund të seancës së ndërmjetësimit.

Në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj bashkëshortes, z. Qani tha se e ka bërë nga sikleti, por znj. Fiqirete iu kthye e agravuar: “Po pse mo, unë ta kisha fajin ty që u more me sekser? Çfarë faji të kam unë? 60 vjeç dhe të rrihem unë?”

Juristja Eni Çobani sqaroi se si qëndron problemi me pronën e familjes në fjalë.  Familja e z.Qani është pajisur me një aktmarrje toke në pronësi në vitin `93, për një sipërfaqe prej 2020 metrash katrorë nga Komisioni i Tokës Valas.

Ata kanë përfituar nga 1 dynym e gjysëm tokë dhe 400 metra të tjera “në një vend ku rrokulliset breshka”, siç e tregoi vetë z.Qani. “E pagova vreshtin, kam paguar shtëpitë. Kanë ikur miliona. Po nuk e merr njeri atë pronë se jam gjallë unë. Nuk rri si qeni unë në këtë moshë, 70 vjeç! Nuk e lëshoj atë pronë. Atje do vdes”, theksoi ai.

Bashkëshortja nga ana tjetër tha: “Ka 16 vjet që më ke mashtruar! Më ke prishur familjen ore! Zonja Eni si ta besosh këtë? Ai ka 16 vjet që përdor dhunë në familje dhe ka dëmtuar gjendjen ekonomike! Sekseri, që i ka dhënë lekët ky, fle në vilë, ndërsa unë në kasolle!”

Deri në momentin që kanë shkuar në Hipotekë për të legalizuar një banesë të re, bashkëshortët nuk ishin në dijeni të problemeve që kishin me pronën.

Eni Çobani ia bëri të qartë palëve, por edhe publikut se pas KomisioniT të Valasit të vitit `93 është mbajtur dhe një tjetër komision i vitit 2000, Komisioni i Lugajt dhe pas këtij komisioni rezulton se familja e Aqif Allkjës është pajisur me tokë nga ky komision i dytë dhe ka përfituar tokë, e cila mbivendoset me tokën e familjes së z.Qani.

Aqif Allkja ka fituar gjyqin pranë Gjykatës së Apelit Durrës në datën 06.06.2017, me pretendimin se Komisioni i Valasit nuk ka patur kompetencën për ndarjen e tokave të Lugajt.

Pyetjes së Eni Çobanit nëse z. Qani ka marrë pjesë në gjyqet që janë zhvilluar dhe nëse kanë bërë rekurs kundër këtij vendimi të marrë, iu përgjigj bashkëshortja: “Bashkim Musai merrej me ato gjëra. Ky merrej si dëgjues. Merrej mashtruesi me këtë punë!” Pra z. Qani nuk i ka ndjekur vetë seancat gjyqësore që janë zhvilluar, por ka patur një sekser që ka ndjekur të gjitha procedurat dhe ky është Bashkim Musai.

“Ky vete në gjyq për favorin e të tjerëve. Avokat s`kishte kapur. Merrej me sekser. I ke dhënë lekët pa dijeninë time. 12 milionë lekë ka harxhuar”, i tha znj.Fiqirete bashkëshortit të saj.

“Nga mirëbesimi e bëra. Më thonin edhe njerëzit, kujdes se ata do të të hanë. Jo, i thosha unë, i kam vëllezër. Ata ma bënë gropën”, iu përgjigj ai.

“Ky ishte i zoti të sillte dhunë në familje dhe jo të zgjidhte problemet”, iu drejtua  znj.Fiqirete juristes Çobani, e cila i konsideroi të pafalshme veprimet e z. Qani.

Eni Çobani u shpreh se shkaktari i këtij problemi është ndryshimi i numrit të parcelës, të cilat janë ndarë nga Komisioni i Ndarjes së Tokës Valas, në bazë të ligjit 7501.  Në vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit Durrës, topografi Hysni Bahiti ka thënë se për ndarjen e parcelës numër 66 në terren ka vepruar Komisioni i Ndarjes së Tokës, fshati Valas, por ky arsyetim bazohet në faktorin “kohë”.

“Faktori ‘kohë’ nuk ka asnjë lloj rëndësie se prona merret në një kohë të caktuar dhe qëndron gjithë jetën! Nuk mund të ngrihet një komision sot në vitin 2018 dhe të thotë se ai komisioni i mëparshëm nuk i paska ndarë tokat mirë. Dhe do ia marrim njërit e t`ia japim tjetrit. Ky zotëri është pajisur me ceritifikatë pronësie dhe për këtë mban përgjegjësi shteti. Në këto kushte, z.Qani duhej t`i investohej nëpërmjet një avokati dhe të kërkonte të drejtën e tij, gjë të cilën edhe një herë rezervoj të drejtën, pasi nuk kam lexuar vendimet se zotëria nuk i ka pasur, përveç këtij aktit të ekspertimit. Atëherë unë duhet të shikoj a ka qenë i përfaqësuar ligjërisht. A është zbatuar procedimi përsa i përket dëgjimit të këtij zotërie? Se ky vërtet ka marrë pjesë, por nuk di se sa ka folur gjatë këtij gjykimi”, tha juristja Çobani.

Ndërkohë që znj. Fiqirete vazhdoi të këmbëngulte që nuk do të kthehet me bashkëshortin nëse kjo çështje nuk do të zgjidhet.

Znj. Fiqirete – Zonja Eni, po e zgjidhe problemin ti që të marrë pronën dhe shtëpinë, atëherë do të bashkohet me mua! Boll kam duruar!

  1. Qani –Pse tani do të më lësh ti mua? Në këtë moshë?

Znj. Fiqirete – Po ti e le vetë veten or burr! Ti më le mua, jo unë!

Në fund Eni Çobani  premtoi se drejtësia do të vendoset në vend, por duhet durim, duke i bërë thirrje z. Qani që të mos përdorë dhunë ndaj bashkëshortes. Ky i fundit, pavarësisht insistimit të juristes Çobani dhe moderatorit Gjebrea, nuk i kërkoi falje bashkëshortes për dhunën që i ka ushtruar padrejtësisht gjatë gjithë këtyre viteve, por tha: “Fiqiretes i them të më hedhë dorën për fajin që kam bërë, që dhe unë të mos mbetem rrugëve!”

Bashkëshortja e tij ia hodhi poshtë kërkesën, duke thënë: “Dorën do të ta jap kur të zbardhet e vërteta, se jam mes 4 rrugëve!”   Kjo seancë ndërmjetësimi u përmbyll me tentativa të kota për të bashkuar çiftin./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
Sociale

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

8 Qershor, 2026 9:15 pm
5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri
Kryesore

5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri

19 Prill, 2026 2:30 pm
Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve
Kryesore

Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve

2 Prill, 2026 7:41 pm
CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve
Kryesore

CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve

1 Prill, 2026 9:31 pm
Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët
Kryesore

Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët

31 Mars, 2026 9:51 am
Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari
Kryesore

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari

19 Shkurt, 2026 8:42 am
Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur
Sociale

Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur

15 Shkurt, 2026 8:59 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohen mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Para
Formacioni zyrtar Brazil – Zvicër, 4 shqiptarë kundër Neymar

Brazil – Zvicër, vjen goli i barazimit

Këngëtari shqiptar i zhgënjyer: Bëj muzikë rrallë se është treg alabak

Këngëtari shqiptar i zhgënjyer: Bëj muzikë rrallë se është treg alabak

Maradona shpërthen kundër trajnerit të Argjentinës: Skema e lojës ishte një leckë

Maradona shpërthen kundër trajnerit të Argjentinës: Skema e lojës ishte një leckë
















TE FUNDIT

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
16 Korrik, 2026

Ligjvënësit francezë miratuan një projektligj që krijon të drejtën ligjore për vdekje të asistuar për të rriturit me sëmundje të...

Lexo më shumë

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
16 Korrik, 2026

Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e...

Lexo më shumë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}