Aktualitet

Ndiqnin një të kërkuar, aksidentohet makina e policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:43 - 04/06/20 |
Al Do

Ndjekja e një personi nga policia ka përfunduar me makinën e këtyre të fundit jashtë rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç pranë fshatit Spitel të Lezhës, ku shërbimet e policisë kanë qenë ne ndjekje të një automjeti, me te cilin lëvizte një person i kërkuar për vjedhje.

Automjetet ishin me shpejtësi të lartë por në një moment shoferi i makinës së policisë ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur lehtë oficerët e policisë të cilët ishin në makinë ndërsa i kërkuari këtë herë ja doli të shpëtojë. /Opinion.al

Pas