Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndeshja me Izraelin/ Shqipëria hidhet në sulm, ja skemat e De Biazit

2016/11/11 at 4:50 PM
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndeshja me Izraelin/ Shqipëria hidhet në sulm, ja skemat e De Biazit

Taktika e përdorur nga trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, gjatë përgatitjeve në kuadër të ndeshjes me Izraelin, lë të kuptohet se do të shohim si rrallëherë një skuadër me karakter sulmues.


Kjo, jo vetëm për faktin se pritet të zbresin në fushë lojtarë me karakteristika ofensive, por edhe nga skemat që italiani ka përgatitur për të goditur kundërshtarin.

Ndryshe nga sfida me Spanjën, kundër Izraelit skuadra pritet të vendoset më lart në fushë për të qenë më afër zonës kundërshtare në kërkim të golit.

Duke marrë parasysh faktin se luhet përballë një kundërshtari direkt për vendin e tretë dhe çdo rezultat ka vlerë të dyfishtë, italiani po përdor të gjitha modulet e mundshme në seancat stërvitore, me qëllim të përballojë me sukses çdo situatë, në të cilën do të përfshihet skuadra gjatë 90­ minutëshit.

Udhëzimet

Kombëtarja zhvilloi dje vetëm një seancë stërvitore. Skuadra u ushtrua gjatë paradites në Durrës, teksa trajneri mendoi të mos i lodhte shumë lojtarët, me qëllim për t’i ruajtur dhe shkarkuar të gjitha energjitë në sfidën e së shtunës. Në seancën e djeshme u aplikuan disa skema, si në variantet mbrojtëse, ashtu edhe ato sulmuese.

Për shkak të rëndësisë së madhe që paraqet kjo përballje, stafi teknik i Kombëtares shqiptare po studion me detaje të gjitha alternativat që do ta çonin drejt suksesit. Krahas skemave mbrojtëse dhe sulmuese, italiani vuri në zbatim me skuadrën disa variante, të cilat konsistonin në kontrollin dhe qarkullimin në mënyrë perfekte të topit.

kombetarja-formacioni-470x360

Goditjet standarde ishin një tjetër mënyrë, nga e cila italiani vuri shumë theksin. Fatmirësisht, seanca e fundit në Durrës u mbyll pa asnjë problem dhe përveç Roshit që u stërvit i diferencuar, në të mori pjesë rregullisht edhe Sadiku, sulmuesi i rikthyer nga dëmtimi.

Titullarët

kombetarja-formacioni1-470x360 (1)

Edhe pse do të jetë seanca e sotme stërvitore në Elbasan ajo që do të projektojë titullarët, trajneri pritet t’u besojë pak a shumë të njëjtëve futbollistë që ka provuar në përgatitjet e fundit në Durrës.

Formacioni më i mundshëm është me Berishën në portë, Mavrajn dhe Gjimshitin në qendër të mbrojtjes, dhe Hysajn e Agollin nga krahët e repartit defensiv. Pjesa e mbrojtjes është e stabilizuar dhe kësisoj emra si Ajeti e Veseli, sërish do ta nisin nga stoli.

Në mesfushë janë provuar disa skema dhe nga ajo që u pa, rezultuan të saktë në veprimet e tyre pesë mesfushorë të rreshtuar ngjeshur njëri me tjetrin. Me Kukelin para mbrojtjes, Abrashin dhe Xhakën disi më të spostuar dhe nga krahët Memushajn e Llullakun, De Biazi duket se ka gjetur formacionin ideal, që plotësohet me Balajn në majën e sulmit.

Dyshimi është nëse do të jetë Roshi titullar apo jo, por nisur nga fakti që mesfushori nuk është stërvitur me grupin, shanset janë të pakta

Etiketa: De Biasiizraelindeshjaskema


Ju sugjerojmë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
Sport

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

17 Korrik, 2026 9:26 pm
Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit
Sport

Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit

17 Korrik, 2026 5:41 pm
Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit
Sport

Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit

17 Korrik, 2026 2:31 pm
U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
Sport

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

14 Korrik, 2026 4:37 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

11 Korrik, 2026 11:03 pm
Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?
Sport

Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?

11 Korrik, 2026 2:54 pm
Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
Sport

Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen

10 Korrik, 2026 1:12 pm
Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën
Sport

Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën

9 Korrik, 2026 2:46 pm
Para
Video/ Polici nxjerr pistoletën, Basha mbështet tregtarët: Revolta është zgjidhja

Video/ Polici nxjerr pistoletën, Basha mbështet tregtarët: Revolta është zgjidhja

STUDIMI/ Femrat mbajnë mend momentet e lumtura, ndërsa meshkujt më shumë ato të këqijat

STUDIMI/ Femrat mbajnë mend momentet e lumtura, ndërsa meshkujt më shumë ato të këqijat

Cila është ‘ora biologjike’ më e mirë për t’i bërë gjërat?

Cila është ‘ora biologjike’ më e mirë për t’i bërë gjërat?
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}