Sport

Ndeshja me Bjellorusinë/ Shqipëria humb Hysajn, mbrojtësi pozitiv me COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:51 - 17/11/20 |
Al Do

Shqipëria do të duhet të bëjë pa Elseid Hysajn në sfidën me Bjellorusinë.

Mbrojtësi i kombëtares ka rezultuar me COVID-19 në testimet e fundit të kryera.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë.

Kjo është një goditje e rëndë në kampin kuqezi pasi sfida me Bjellorusinë pritet të vendosë për skuadrën fituese të grupit në Ligën e Kombeve./ Opinion.al

Pas