Rajoni

Digjet banderola “Liria ka emër UÇK” në Graçanicë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:47 - 17/11/20 |
Al Do

Banderola “Liria ka emër UÇK” në Graçanicë të Kosovës, është djegur nga persona ende të paindentifikuar.

Fushatë me sloganin “Liria ka emër UÇK” nisi në Kosovë menjëherë pas arrestimeve të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Përmes saj kërkohet të nisë një debat rreth historisë së re të Kosovës dhe nevojës së një kujtese kolektive gjithëpërfshirëse në rrugëtimin.

Një banderolë me sloganin ishte vendosur  në fshatin Kishnicë, në dalje të Gracanicës, vend ky i banuar kryesisht me popullsi serbe.

Në bazë të informacioneve që kemi  dyshohet që dëmtimi të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Pushtetit Lokal në Kosovë, Goran Rakiq këtë e ka quajtur vandalizëm.

Një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Rama i cili shkruan se këto veprime thjeshtë forcojnë kujtesën e njerëzve.

mjeranët që djegin flamuj, simbole apo postera, thjesht forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e lirisë…”, ka shkruar Rama në Facebook. /Opinion.al

Pas