Sport

Ndeshja me Bjellorusinë, Reja: Do luajnë lojtarët e zakonshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:29 - 03/09/20 |
Opi Nion

Shqipëria do të përballet mbrëmjen e së premtes me Bjellorusinë, në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Trajneri Edi Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj kanë dalë pasditen e së enjtes në një konferencë për mediat, ku kanë dhënë detaje për gjendjen e ekipit dhe pritshmëritë nga ndeshja.

Kapiteni Hysaj tha se skuadra jonë do të kërkojë një 3 pikësh në Bjellorusi, ndërsa për trajnerin  Reja është shqetësuese gjendja fizike e skuadrës.

“Më shqetëson gjendja fizike e lojtarëve. Jam i kënaqur për mënyrën si e kam gjetur grupin. Ka një armoni të mirë. Shqipëria ka punuar mirë. Kemi disa të rinj që kanë cilësi që mund të vlejnë për të ardhmen. Stërvitja është diçka tjetër, ndeshja është diçka tjetër. Ngelet për t’u parë si do të reagojë skuadra. Jam i kënaqur me atmosferën dhe përkushtimin në stërvitje.

Reja tha se Bjellorusia është një skuadër e mirë dhe se ai nuk do të bëjë eksperimente, por do të luajë me futbollistët e zakonshëm.

“ Nuk do të bëjmë eksperimente ndeshjen e nesërme. Do të luajnë lojtarët e zakonshëm që ju i njihni. Kemi humbur miqësoret që i kemi programuar në mars dhe qershor. Do të ketë kohë për lojtarët e rinj që t’i provojmë. Formacioni do të jetë ai që ka qenë në ndeshjet e fundit./Opinion.al

Pas