Politikë

Ndërtimi i spitalit në Fier, Rama: Javën tjetër nis puna


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:12 - 09/01/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndodhej në Fier, ku ka folur në lidhje me fillimin e ndërtimit të Spitalit Rajonal të këtij qyteti.

Ky spital do të ndërtohet në vendin tonë me mbështetjen e qeverisë Turke, gjë e cila u konfirmua dhe nga presidenti Erdogan gjatë vizitës dy ditore në Turqi të kryeministrit Rama.

Sipas Ramës, spitali do të nisë me administrimin e drejtuar në çdo pavion prej ekspertëve e mjekëve turq për një periudhë tranzitore, deri në kalimin e kompetencave tek drejtuesit shqiptarë.

 “Ky spital do të ndërtohet për tre muaj dhe është e rëndësishme që të përcaktojmë zonën dhe zona duhet të jetë anës autostradës, dhe javës tjetër nis puna. Të hënën vijnë njerëzit që janë të përcaktuar për këtë punë dhe nisin me matjet e nevojshme. Detyra jote është që të ngresh një skuadër dhe të mos vonosh asnjë procedurë që është e nevojshme, lejen dhe mjedisin që do e ofrojmë jemi ne të detyruar. Ministrja ka caktuar vetëm një person për Fierin dhe ato është e rëndësishme që ta mbarojnë për tre muaj këtë sfidë, por nëse ato e zgjasin më shumë se kaq është problemi i tyre ne s’duhet të krijojmë asnjë vend që pengon punën e tyre”, ka thënë Rama/ Opinion.al

Pas