Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërron jetë themeluesi i pediatrisë, Basha mesazh ngushëllues

2019/08/18 at 4:46 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërron jetë themeluesi i pediatrisë, Basha mesazh ngushëllues

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një mesazh ngushëllimi në rrjete sociale për ndarjen nga jeta e profesor Thoma Kristos, një ndër themeluesit e shërbimit të pediatrisë në Shqipëri.


Për profesor Kriston ndër të tjera Basha ka theksuar se ‘pediatria shqiptare është me fat, se në sajë të punës së palodhur dhe themeleve të forta që ngritën profesor Thoma Kristo dhe kolegët e tij, nuk ka për t’u rrezikuar më të zbresë në nivele afrikane, paçka viruseve të këqija që po lëvrijnë sot në administrimin e mjekësisë tonë’.

Postimi i plotë i Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha

Mësova më dhimbje largimin prej nesh të profesor Thoma Kristos, njërit nga themeluesit e shërbimit të pediatrisë në Shqipëri, lektorit të njohur të Fakultetit të Mjekësisë dhe autorit të mjaft teksteve e monografive për Mjekësinë Shqiptare. Në imagjinatën e njeriut s’ka qenie më afër hyjnores sesa mjeku, ai që jep e ruan jetë, por për nënat dhe gratë shqiptare s’ka për të pasur më afër këtij imazhi sesa imazhi i pediatrit, i njeriut që merret me shëndetin e fëmijës.

Profesor Thoma Kristo e nisi profesionin e tij në kohën kur statistikat e vdekshmërisë foshnjore në Shqipëri ishin në nivele afrikane dhe kur ishte e zakonshme që në familjet shqiptare, bëhej pyetja “sa fëmijë ke gjallë”? Ai e shoqëroi evoluimin e shërbimit mjekësor ndaj fëmijëve me të njëjtin pasion, në të gjitha fazat e saj, derisa sot ishte njëri nga kontribuesit kryesorë në shërbimin shumë delikat e të specializuar të Kardio-Pediatrisë.

E kam parë nga afër se me sa pasion e preokupim i ndiqte zhvillimet në fushën e pediatrisë shqiptare profesor Thomai, me pasionin e mësuesit për nxënësit, njësoj siç ndiqte ecurinë e dy fëmijëve të tij, të cilët ishin nxënës të nënës time.

Pediatria shqiptare është me fat, se në sajë të punës së palodhur dhe themeleve të forta që ngritën profesor Thoma Kristo dhe kolegët e tij, nuk ka për t’u rrezikuar më të zbresë në nivele afrikane, paçka viruseve të këqija që po lëvrijnë sot në administrimin e mjekësisë tonë. Trashëgimia teorike, por edhe praktike që la profesor Thoma Kristo, me libra, tekste, studentë, por edhe pacientë.

Kjo garanci është gjithsesi një ngushëllim i vogël për humbjen e pazëvendësueshme në familjen e profesor Thoma Kristos si dhe për humbjen e madhe në radhët e profesoratit shqiptar. I përjetshëm qoftë kujtimi i profesor Thoma Kristos!

 

Etiketa: lulzim bashaThoma Kristo


Ju sugjerojmë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Para
Ndarja/ Liam anulon çdo aktivitet, Miley sërish me Kaitlynn Carter

Ndarja/ Liam anulon çdo aktivitet, Miley sërish me Kaitlynn Carter

Aksident në Vlorë, humb jetën në spital 60 vjeçari

Aksident në Vlorë, humb jetën në spital 60 vjeçari

Në pranga personi që plagosi 56-vjeçarin në Vlorë

Në pranga personi që plagosi 56-vjeçarin në Vlorë
















TE FUNDIT

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}