InstaBIZ

Ndarja/ Liam anulon çdo aktivitet, Miley sërish me Kaitlynn Carter


               Publikuar në : 16:56 - 18/08/19 |
xhu lia

Pas ndarjes nga këngëtarja Miley Cyrus, duket se aktori Liam Hemsworth është duke e vuajtur pasi ka anulluar të gjitha eventet e tij të ardhshme me arsyen se nuk do të ishte produktiv, duke irrituar skuadrën e tij.

Por krejt e kundërta po ndodh me Mileyn. Ajo është fotografuar sërish me vajzën që u puth pak ditë më parë gjatë pushimeve në Itali.

Këtë herë Miley dhe Kaitlynn Carter janë parë së bashku në Los Angeles. Ato kaluan pasditen së bashku dhe më pas i është bashkuar edhe nëna e këngëtares, Tish Cyrus.

Ende nuk dihet nëse vajzat kanë nisur një lidhje stabël, apo vijojnë të jenë mikesha, ndërkohë Miley ende nuk është ndarë zyrtarisht nga bashkëshorti e saj./Opinion.al/

Pas