Rajoni

Ndërron jetë papritur regjisorja shqiptare


               Publikuar në : 14:28 - 13/11/19 |
el ida

Mëngjesin e kësaj të mërkure ka ndërruar jetë regjisorja, Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Ajo është gjetur pa shenja jete në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

Lajmi u konfirmua edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook se angazhimi i regjisores Kraja në fushën kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i saj në fushën e kinematografisë ishte i jashtzakonshëm. Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Ndërkaq policia tha se derisa të publikohet raporti, ky rast po konsiderohet si “vdekje e dyshimtë”. Kraja njihet për kontributin e saj artistik në fushën e regjisurës, veçanërisht për filmat, “Shkurta” dhe “Fusha e mëllenjave”./Opinion.al

 

Pas