Kronikë

U gjet i pajetë pranë shtëpisë,policia: 34-vjeçari u qëllua me armë zjarri


               Publikuar në : 14:40 - 13/11/19 |
Geljano Fataj

34-vjeçari Kreshnik Dashi, i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm u gjet i pajetë në afërsi të banesës së tij në lagjen “Kushtrimi”, është vrarë me armë zjarri.

Sipas policisë, pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

34-vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë dhe nuk njihet si person me precedent penal.

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit/ve./ Opinion.al

Pas