Aktualitet

Ndërron jetë i plagosuri në Fier, njihej si biznesmen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:50 - 23/10/21 |
Opi Nion

57-vjeçari Dem Backa i cili u qëllua mbrëmjen e së shtunës në perfieri të Fierit ka ndërruar jetë në spital. Lajmi bëhet i ditur nga Klan News, që raporton se ndërkohë policia ka gjetur të djegur një automjet tip “Mercedes” brenda të cilit edhe dy armë kallashnikov.

Backa njihej në Fier si biznesmen dhe pronar i një lokali (të shitur pak kohë me parë), ndërsa nuk ka të dhëna nëse ka patur precedentë penalë.

Njoftimi nga policia 

Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU-së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit. Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

Pas