Bota

Arrestohet Usuga, goditja më e madhe e trafikut të drogës që nga koha e Escobar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:21 - 24/10/21 |
Opi Nion

Arrestimi i Dario Antonio Usuga, kreut të klanit të Gjirit, “është goditja më e rëndë që i është bërë trafikut të drogës në vendin tonë në këtë shekull, një sukses i krahasueshëm vetëm me rënien e Pablo Escobar”, thotë presidenti kolumbian Ivan Duque. në Tëitter, duke zbuluar edhe disa detaje rreth kapjes së tij.

Trafikanti i drogës u kap në Necocli, në veriperëndim të vendit, pranë kufirit me Panamanë.

Ishte “ekspedita më e madhe në xhungël ndonjëherë në historinë ushtarake të vendit tone, me ndihmën e inteligjencës dhe aseteve të SHBA dhe Britanisë”, tha Duque. Operacioni, gjatë të cilit u vra një oficer policie, mobilizoi rreth 500 anëtarë të forcave të sigurisë, të mbështetur nga 22 helikopterë, tha ai./Opinion.al

Pas