Një 72-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë ndërsa kishte shkuar të bënte plazh me bashkëshorten në zonën e Plazhit të Ri pranë Lungomares.
I moshuari F.H. u ndje keq në det dhe është nxjerrë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai u dërgua menjëherë drejt spitalit, por ndërroi jetë rrugës.
Ende të paqarta shkaqet e vdekjes së të moshuarit. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave./ Opinion.al