Kronikë

3.5 ton drogë e 37 persona të arrestuar, sekuestrohet një gomone në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:06 - 30/06/20 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me operacionin e madh anti-drogë në Shqipëri dhe Itali, nga i cili i arrestuan 37 persona si dhe u sekuestruan 3.5 ton drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë, vlera e së cilës është 40 milionë euro.

Ndërkohë, autoritetet kanë sekuestruar dhe një skaf në zonën e Triportit në Vlorë, i cili ishte i pajisur me dy motorë nga 250 kuaj fuqi secili.

Operacioni është drejtuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Leçe, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.

Gjithashtu operacioni është kryer në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me CriminalPol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojust.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm po realizohet edhe urdhri i sekuestrimit të pasurive të të arrestuare me vlerë deri në 4 milionë euro. Në orën 12:00 do të mbahet një konferencë e përbashkët shtypi.

Në konferencë do të marrë pjesë Kreu i Antimafias e i Antiterrorizmit Italian Federico Calfiero De Raho, Prokurori Special i Antikorrupsionit e Krimit të Organizuar shqiptar Arben Kraja, Nënkryetari i Eurojust Filippo Spezia, prokurori i Barit Giuseppe Volpe, kreu i Antimafias së Barit Francesco Giannella, si edhe Drejtori i Antimafias Italiane Gjeneral Giuseppe Governale./ Opinion.al

Pas