Shtetasi kinez qe humbi jeetën si pasojë e një aksidenti në aksin Elbasan-Librazhd më 26 Prill, ishte në fakt një biznesmen i rëndësshëm në vendin e tij. Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për 60 vjeçarin Li Jianhong, president dhe kryetar i kompanisë “Xinjiang Grand Scape Group” dhe themelues i resortit të skive “Silkroad Mountain Resort” në Urumqi të Kinës.
Li ishte gjithashtu i njohur si sportist ekstrem dhe alpinist. Ai kishte përfunduar ngjitjen e shtatë majave më të larta në botë dhe kishte arritur në të dy polet e Tokës, duke u bërë një nga pak alpinistët kinezë që e kanë përfunduar këtë sfidë. Në vitin 2018 kishte ngjitur malin Everest dhe më pas K2, në vargmalin Karakoram, brenda një periudhe të shkurtër kohe.
Edhe pse i raportuar si turist, mësohet që 60-vjeçari kishte ardhur në Shqipëri për një takim pune.
Biznesmeni ndërroi jetë pasi automjeti i tij u përplas me një tjetër automjet, që drejtohej nga një 26 vjeçar shqiptar, i cili më pas ra në pranga për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

















