Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërrimi i kufijve/ Edita Tahiri: Thaçi në axhendën serbo-ruse

2019/01/25 at 6:12 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Tahiri: Qytetarët u nervozuan, prandaj u nxitova me lajmin për tabelat

Çështja e ndërrimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë një prej temave më të diskutuara në muajt e fundit të viteve që lamë pas, por a ka realisht një plan të tillë?


Për këtë e për çështje të tjera që kanë të bëjnë me Kosovën, në studion e “Top Talk” në Top Channel ka qenë e ftuar Edita Tahiri, ish-ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës si dhe ish-kryenegociatore e dialogut me Serbinë.

Sipas saj, kjo ide ka dalë nga axhenda serbo-ruse, e në mënyrë kategorike, duke renditur e një sërë argumentesh, ajo thekson se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

“Një ide e tillë ka dalë nga axhenda serbo-ruse. Nuk ka plane dhe as mund të ketë. Thaçi e ka promovuar, por pjesa tjetër është e kundër. Nuk mund të ketë ndryshime të kufijve. E para sepse Kosova për t’u bërë shtet ka luftuar për 100 vite. Duke përfshirë edhe luftën e fundit 10-vjeçare të LDK. Ne si LDK kemi qenë partia që projektoi Pavarësinë. Ka qenë një opsion kompromisi, sepse ne na takonte që të bashkoheshim me Shqipërinë. Nga ana tjetër edhe UÇK ka bërë të njëjtën luftë. E dyta Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi e ka vërtetuar se Pavarësia e Kosovës është e ligjshme. E treta, ne kombi shqiptar, historikisht kemi tkurrur tokat. Hera e parë që ne bëmë dy shtete. Kur kemi bërë këtë arritje gjeo-politike, ne na duhet që t’i zgjerojmë më tutje, sepse jemi të ndarë në 5-6 shtete. Jo më të japim pjesën më të pasur të Kosovës”, -u shpreh Edita Tahiri.

Për të, ideja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës është e gabuar. Në studion e Top Talk, ajo shprehet se nuk e ka të qarta se përse Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e kërkon një gjë të tillë, por Edita Tahiri thekson se një e tillë është e gabuar.

“E para sepse dhënia e veriut në këmbim të Luginës së Preshevës, është këmbim i tokave shqiptare. E dyta sepse jepet zona më e pasur e Kosovës. Trepça, miniera më e pasur sot për sot në Evropë. Si dhe Ujmani”, -tha ajo.

Sipas saj, një ide e tillë që vjen nga axhenda serbo-ruse synon realizimin e Serbisë së Madhe.

“Ky është një plan serbo-rus për të realizuar Serbinë e Madhe. Beogradi e ka marrë gjysmën e Bosnjës, vetëm formalisht nuk është bërë, sepse realisht ia ka arritur. Me këtë kërkon që të kthejë sundimin serbo-rus në Ballkan”, – tha Edita Tahiri.

Kujtojmë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është kusht për të dyja vendet për integrim në Bashkimin Evropian. Por, ende është e paqartë se çfarë mund të jetë ajo marrëveshje dhe çfarë janë mundësitë për arritjen e shpejtë të saj. Edhe në Beograd edhe në Prishtinë, bartësit e këtyre bisedimeve thonë se kanë pak shpresë për të.

Etiketa: axhenda serbo ruseedita tahirithaci


Ju sugjerojmë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
Aktualitet

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

22 Nëntor, 2025 2:42 pm
Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
Aktualitet

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

22 Nëntor, 2025 1:02 pm
Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
Aktualitet

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

22 Nëntor, 2025 12:04 pm
Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
Aktualitet

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

22 Nëntor, 2025 11:54 am
Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi
Aktualitet

Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi

22 Nëntor, 2025 11:06 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Pezullimi i Ballukut,Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur

22 Nëntor, 2025 10:48 am
Para
Video/ Ndërroi jetë sot, kush ishte “Messi” shqiptar i viteve ’70-’80

Video/ Ndërroi jetë sot, kush ishte "Messi" shqiptar i viteve '70-'80

VIDEO OPINION/ Sali Berisha!

VIDEO OPINION/ Sali Berisha!

Përplaset aeroplani me helikopterin, 5 të vdekur në zonën malore

Përplaset aeroplani me helikopterin, 5 të vdekur në zonën malore
















TE FUNDIT

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
22 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së...

Lexo më shumë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com