Aktualitet

Ndërpritet mbledhja, Duma përplaset me Muzhaqin për buxhetin për fëmijët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:25 - 31/10/22 |
Opi Nion

Mbledhja në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku  po diskutohet projektligji i buxhetit për vitin 2023 këtë të hënë, ka nisur me debate.

Kryetarja e Komisionit Grida Duma, pyeti ministren Bora Muzhaqi për shifrën e buxhetit për fëmijët. Muzhaqi u shpreh se është 5 miliardë, por nuk përcaktoi se sa ishte për fëmijët dhe sa për të rinjtë, duke i thënë se mund ta bënte vetë llogarinë, pasi shifrat ishin tek Instati.

Ku mospërcaktim nga ana e Muzhaqit ka bërë që Duma të ndërpriste mbledhjen për disa minuta.

Debati:

Grida Duma: Sa e ke buxhetin për fëmijët?

Bora Muzhaqi: 5 miliardë lekë.

Grida Duma: Sa për fëmijët dhe të rinjtë?

Bora Muzhaqi: E ke shifrën te Instati, mund ta bëni llogaritjen.

Grida Duma: Nuk e ke shifrën. Buxhetin për rininë dhe nuk bën një krahasim mes 2022 dhe 2021. Po mbroni të pambrojtëshmen. Nuk e mbron dot veten se nuk mundet. Marrin dhe masa disiplinore në komision. Ne dhe ju dini shumë mirë.

Grida Duma: Mbylle komisionin.

Albana Vokshi: Nuk bëhet kështu. Duam përgjigje të saktë, ndaj kemi ministren këtu.

Pas