Aktualitet

Ndalimi i gazetarit nga Policia, Meta: Dhunë e pajustifikuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:07 - 27/07/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka dënuar veprimet e policisë ndaj gazetarit Ergys Gjençaj, i cili është ndaluar nga policia teksa po filmonte një operacion anti-drogë në Tiranë.

Meta shkruan në rrjetet sociale se personat përgjegjës duhet të ndëshkohen nga drejtësia, pasi sipas tij, ndaj gazetarit është ushtruar dhunë e pajustifikuar nga ane efektivëve të policisë.

Më tej presidenti thotë se ndaj dhunuesve të gazetarëve nuk duhet të ketë tolerancë nga drejtësia.

Reagimi i Metës

Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “News 24”, Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.

Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.

Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian./ Opinion.al

 

Pas