Kronikë

Atentat ndaj të riut në Durrës


               Publikuar në : 14:04 - 20/06/19 |
Opi Nion

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një përplasje me armë zjarri në qytetin e Durrësit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në autostradës Tiranë-Durrës, në rrugën e re të ish-Kënetës.

Ndërkohë, bëhet me dije se i plagosuri është identifikuar si Julian Meçaj, i cili është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.

Julian Meçaj nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ai njihet si një nga anëtarët e bandës së Lul Berishës në Durrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policie, të cilat po punojnë për zbardhje e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al E.Xh.

.

Pas