Kryesore

Tensionet e fundit, reagon Presidenti Ilir Meta


               Publikuar në : 14:36 - 20/06/19 |
geliano fataj

Në një kohë kur tensionet janë rritur ndjeshëm në vend, për shkak të krizës, politike, Presidenti ilir Meta bën thirrje për qetësi.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, kreu i shtetit thekson se 10 ditë nga dekreti për anulimin e datës së zgjedhjeve lokale nuk momenti për prova force, për retorikë përçarëse dhe provokuese.

“Duhet maturi dhe përgjegjshmëri të lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e integrimit evropian që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve. Sërish insistoj me forcë rëndësinë e dialogut mes palëve e njëkohësisht gatishmërinë time për të kontribuar për një zgjidhje sa më të shpejtë”, thotë kreu i shtetit.

Përkrahës të opozitës u përplasën fizikisht në mbrëmje e së mërkurës me policinë e shtetit në Kavajë, kur u përpoqën disa herë të shpërthejnë me forcë derën e KZAZ-së, ku ndodhen materialet zgjedhore.

Policia hodhi në drejtim të tyre gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të frenuar sulmet e tyre, madje doli nga zona e objektit për të kapur disa nga protestuesit më aktivë kundër saj. Momente të forta tensioni pati në shumë qytete të Shqipërisë, ku opozita ka kontrollin e bashkive.

Mbështetës të saj u grumbulluan pranë mjediseve, ku janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), duke kërkuar ndërprerjen e procesit. Situata ka kaluar në përballje me policinë në Kamëz dhe në Burrel, ku është tentuar hyrja në mjediset e KZAZ-ve.

Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë mbështetësit e opozitës, të cilët më vonë hynë brenda Pallatit të Sportit, duke nxjerrë prej andej dhe shkatërruar materialet zgjedhore, të cilave iu vu flaka./ Opinion.al

Pas