-Kulturë

Ndahet nga jeta skenaristi dhe regjisori, Kujtim Gjonaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:00 - 28/02/21 |
Doriana Çepunaj

Është ndarë nga jeta regjisori dhe skenaristi i mirënjohur Kujtim Gjonaj. News 24 raporton se Gjonaj ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 74 vjeçare.

Kujtim Gjonaj është skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues shqiptar. Ai është vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo).

Në filmin artistik Kujtim Gjonaj ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja”, filmat “Ata ishin katër”, “Cirku në fshat” në vitin 1977, si dhe filmin “Këshilltarët” në vitin 1979.

Pas