Aktualitet

Makina përplas motorin, plagoset 47 vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:12 - 28/02/21 |
Doriana Çepunaj

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në rrugën e Rinasit. Policia bën me dije se një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur një motor dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një 47-vjeçar.

Ndërkohë i plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve

“Në rrugën e Rinasit, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar mjetin motor me drejtues shtetasin K. D., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për identifikimin dhe kapjen e mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas