Kronikë

Itali/Po ngjitej në mal, rrëshqet dhe humb jetën 18-vjeçari shqiptar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:35 - 28/02/21 |
Doriana Çepunaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 18-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën, gjatë një shëtitjeje në mal.

Sipas mediave italiane, 18-vjeçari, jetonte prej vitesh në Lunigiana. Ndërsa nga të dhënat e deritanishme, i riu mësohet se rrëshqiti për shkak të dëborës dhe terrenit të vështirë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në praninë e miqve të tij të cilët lajmëruan menjëherë autoritetet dhe familjarët.

Autoritetet tentuan që të shkonin me helikopter gjatë mbrëmjes së të shtunës, por era e fortë e bëri të pamundur ngritjen e tij.  Ishin ekipet e shpëtimit, të cilët nxorën trupin këtë pasdite. Trupi u transportua më pas me helikopterin Pegaso 3 në Pontremoli ku banonte 18-vjeçari./Opinion.al

Pas