Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nano:Berisha di vetëm mënyra konfliktuale për të realizuar ambicjet e veta

2021/02/04 at 9:59 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nano:Berisha di vetëm mënyra konfliktuale për të realizuar ambicjet e veta

Fatos Nano e ka cilësuar Sali Berishën një politikan konfliktual. Gjatë intervistës së tij në emisionin “Opinion”, Nano u shpreh se sipas bindjes së tij, nëse nuk do të ishte Berisha në krye të opozitës, Shqipëria do kishte ecur shumë më shpejt.


Pjesë nga intervista:

Nano: Roli i Berishës në politikën shqiptare ka qenë në vlerësimin tim, konfliktual.

Në periudhën e parë ai pati, krijoi dhe ushtroi autoritetin e marrjes së vendimeve të mëdha, si në drejtim të krijimit të institucioneve të reja demokratike, ashtu edhe në ekonomi. Ai ka qenë i përfshirë personalisht në vendimet e mëdha, që do të thotë; i gatuante vendimet e mëdha sipas mendimit të tij. Më kujtohet në një intervistë në BBC, ku duke folur për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme e shoqëron me gjest. E trajtoi si lodër të vogël, ky vendim në kuptimin e tij, do të kalonte në mendimin e tij dhe lënien mënjanë të atyre që e kundërshtonin. Ndërkohë ai erdhi duke e thelluar sjelljen dhe kuptimin apo veprimet e nejriut të konflikti. Dhe njeriu që ka ngulur konfliktin që edhe sot e kësaj dite nuk po largohet dot në politikën shqiptare është Sli Berisha. Dhe di vetëm mënyra konfliktuale për të realizuar ambicjet e veta. Është e pamundur të kesh një process paqësor të shtrirë në kohë për të arritur synime të mëdha me kostot më të ulëta me Sali Berishën.

Fevziu: Ju keni bashkëpunuar me të, në vitin 2002…

Nano: Ja po të tregoj. Arritëm të bënim një marrëveshje që nisi me zgjedhjen e Moisiut si president. Ne kishim gjithë mundësinë për t’u zgjedhur presidenti. Zhurma që u krijua nuk do Parlamenti Europian etj, ishte një zhurmë e tipit Doris Pack. Ndërkohë që pala që drejtoja unë kishte dhënë prova që pas krizës së madhe të ‘97 se ishtye e prirur për zgjidhje të konflikteve me marrëveshje. Dua t’ju kujtoj një ngjarje që nuk citohet shumë, ka kaluar si e haruar, marrëveshja e vitit 1997. Unë kam propozuar dhe shkruar një dokument, (nuk ishte Saliu,  ishte Godo dhe Tritani) që të ngelet norma e e sjelljes së politikës në Shiqëpëri që komisionin e kontrollit të shtetit ta marri opozita. Opozita a do ketë më shumë se ç’i takon nga vendet në parlament, komisione parlamentare për të drejtuar deri në 1/3, në rast se ka më pak. Të gjitha këto i kam futur unë. I vetmi që nuk e ka zbatuar ka qenë Berisha. Sa herë ka ardhur në pushtet ka mbajtur dhe komisionin e Shtetit. Dhe me marrëveshjen për zgjedhejn e Presidentit konsensual filloi një periudhë jo më shumë se 5 muaj bashkëpunim, Berisha më merrte mua në telefon dhe unë e merrja në telefon, direkt pa ndërhyrjen e sekretareve.

Fevziu: Ishte bashkëpunim i mirë për sa ishte?

Nano: Ishte shumë i mirë dhe nëse ju kujtohet situata politike u qetësua, saqë pas intervistës së famshme në “Opinion” kemi bërë një të dytë në nëntor. Ishte e bukur sepse Zheji që moderonte thotë: ç’keni për të thënë? Unë them, të flasi në fillim doktori.

Dhe doktori tha se qeveria është duke punue shumë mirë, ne po bashkëpunojmë shumë mirë, kemi hap këtë proces, atë proces…. Bashkëpunonim aq mirë sa që arriti Berisha, tha punohej mirë.

Berisha kuptoi që bashkëpunimi paqësor me qeverinë e shfaktorizonte si politikan dhe nisi qysh nga shkurti i 2003 rinisi betejën e tij tradicionale në parlament, derisa u rikthye tek bojkotet, etj, etj,.

Berisha ka qenë dhe është rritur si politikan i konfliktit, nëse nuk do të ishte Berisha në krye të opozitës,  kjo është bindja imë e patundur e mbështetur në 30 vite politikë, Shqipëria do kishte ecur shumë më shpejt, me shumë më pak kosto dhe me tranzicione normale më të shpeshta./Opinion.al

Etiketa: fatos nanoopinion


Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Nano: Dorëheqjet e mia të kalkuluara, pse nxora Majkon dhe Metën në skenë

Nano: Dorëheqjet e mia të kalkuluara, pse nxora Majkon dhe Metën në skenë

Nano: Kisha nevojë për një rebel mes socialistëve, përse e ftova Ramën

Nano: Kisha nevojë për një rebel mes socialistëve, përse e ftova Ramën

Nano: Ministrinë e Kulturës ja kisha premtuar Luan Ramës, ja dhashë Edit

Nano: Ministrinë e Kulturës ja kisha premtuar Luan Ramës, ja dhashë Edit
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}