Aktualitet

Najada Çomo: Protokolli i mjekimit të pacientëve me Covid-19 ka ndryshuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:53 - 10/11/20 |
Opi Nion

Shefja e Infektivit është shprehur se protokolli i mjekimit të pacientëve me Covid-19 ka ndryshuar. Në një lidhje direkte nga Infektivi, Çomo u shpreh se protokollet përshtaten në varësi të situatës shëndetësore të çdo pacienti.

Po ashtu, mjekia shpjegoi se Remdesivir përdoret tek Infektivi, por shton ajo, në në ato raste kur vlerësohet se pacienti duhet të përdorë këtë medikament.

Sipas Çomos, barnat që përdoren për pacientët me Covid-19 në vendin tonë, janë të njëjtat që përdoren sipas protokollit në të gjithë botën.

“Protokolli i mjekimit një proces dinamik, ju keni përcjellë cfarë ndodh në botë, protokollet kanë ndryshuar në vazhdimësi. Ne i përshtasin protokollet tona në varësi të situatës shëndetësore të cdo pacienti. Remdesiviri përdoret në Infektiv por në ato raste kur vlerësohet se pacienti duhet të përdorë këtë medikament. Ky ilaç merret vetëm në kushte ambulatore ose spitalore për pacientin. Përdorim plazma imune e cila është futur në proces për kurimin e pacientëve. Barnat që përdoren për pacientët me Covid në vendin tonë, janë të njëjtat që përdoren sipas protokollit në të gjithë botën,” u shpreh shefja e Infektivit./ ABC News

Pas