Kryesore

COVID-19/Rama për akuzat e opozitës: Ëndërroni një katastrofë shëndetësore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:19 - 10/11/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës për keqmenaxhim të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë.

Rama shkruan në “Twitter” se Presidenti Ilir Meta dhe opozita dëshirojnë katastrofë shëndetësore në Shqipëri që të vijnë në pushtet.

Rama thotë se më 25 prill opozita do të dështojë më keq se zgjedhjet e shkuara, ndërsa shton se akuzat e drejtuara ndaj qeverisë janë një turp për ata.

“Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!”-shkruan Rama.

Më herët presidenti Ilir Meta u shpreh se është e domosdoshme të shtohet numri i testimeve për COVID-19 dhe se duhet të miratohet edhe një plan koordinimi transparent me sistemin privat, për të bashkuar të gjitha energjitë dhe kapacitet e duhura.

Meta i bëri thirrje qeverisë qëtë bëjë çdo përpjekje për rimbursimin e plotë të shpenzimeve, veçanërisht të pacientëve që mjekohen në banesë, të familjeve me ndihmë ekonomike dhe të pensionistëve./ Opinion.al

Pas