Elon Musk ka hequr dorë nga blerja e Twitter.
Lajmi është bërë i ditur nga SEC, kompania që kontrollon bursën amerikane.
Sipas një letre të dërguar nga një avokat i miliarderit në departamentin ligjor të kompanisë, nga e cila SEC mori një kopje, “Tëitter nuk përmbushi detyrimet e tij kontraktuale” dhe nuk dha “informacionin e kërkuar të biznesit”.
“Ndonjëherë Twitter ka injoruar kërkesat e Musk, ndonjëherë i ka refuzuar për arsye që na duken të pajustifikuara dhe në raste të tjera ka dhënë informacion të paplotë ose të papërdorshëm”, vijon ai.
Menjëherë pas kësaj, Twitter njoftoi se do të ngrinte një padi kundër Musk pasi miliarderi njoftoi se kishte tërhequr ofertën prej 44 miliardë dollarësh për të blerë mediat sociale./Opinion.al