Aktualitet

Muaji i vaksinimit të hapur, Manastirliu: Vetëm me kartën e identitetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:11 - 01/08/21 |
Opi Nion

Ndërsa varianti “Delta” i koronavirusit i konsideruar më infektues, ka hyrë tashmë edhe në vendin tonë, autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim.

Duke nisur nga dita e sotme, 1 gusht nis muaji i vaksinimit të hapur për çdo person mbi 18 vjeç. Përmes një postimi në Facebook, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kujton se qytetarët mund të paraqiten në qendrën më të afërt të vaksinimit, vetëm me një kartë identiteti.

“Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç .  Me kartën e identitetit, ju mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën anti COVID.  Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nga ora 08:00-20:00”, shkruan Manastirliu./Opinion.al

Pas