Aktualitet

Durrës/ Nuk respektuan orën policore, gjoba 3 subjekteve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 01/08/21 |
Opi Nion

Policia vijon të penalizojë subjekte të cilat nuk respektojnë orën policore të vendosur në kushtet e Covid.

Tre subjekte janë ndëshkuar me gjobë, ndërsa pronari i njërit prej tyre është proceduar penalisht për prishje të qetësisë publike në Durrës.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin A. G., 30 vjeç, pronar i një subjekti në lagjen nr.1, Durrës, pasi u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Për këtë shtetas u vendos dhe masa administrative 1.000.000 lekë. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar edhe 2 subjekte të tjera në lagjen nr.1, Durrës, me pronarë shtetasit A. Xh. dhe E. P., të cilët u ndëshkuan me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje”, njoftoi policia./Opinion.al

 

 

 

Pas