Kryesore

Zjarret në Greqi/ 20 shtëpi të djegura, 8 të lënduar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:52 - 01/08/21 |
Opi Nion

Pothuajse 300 zjarrfikës, dy aeroplanë dhe pesë helikopterë, të dielën vazhduan betejën për të shuar zjarret në Greqi, që kanë shkatërruar rreth 20 shtëpi dhe kanë lënduar tetë persona, thanë autoritetet.

Pesë fshatra janë evakuuar dhe tetë persona janë hospitalizuar për shkak të djegieve dhe problemeve me frymëmarrje, që prej se zjarret shpërthyen të shtunën në afërsi të Patras, që gjendet rreth 210 kilometra në perëndim të Athinës, tha shërbimi i zjarrfikësve.

Për shkak të zjarrit, autoritetet mbyllën për qarkullim një autostradë dhe një urë në këtë rajon, raportoi agjencia e lajmeve ANA.

Sipas Agjencisë për Mbrojtje Civile, gjatë 24 orëve të fundit kanë shpërthyer 58 zjarre pyjore, por shumica prej tyre janë vënë menjëherë nën kontroll.

Greqia përballet me zjarre pyjore çdo verë, por ekspertët kanë paralajmëruar se ngrohja globale rrit edhe frekuencën, por edhe intensitetin e zjarreve.

Që nga dita e premte, Greqia po përballet me temperatura të larta nga 42 deri në 44 gradë Celsius.

Disa ditë më herët, shpërtheu një zjarr në malin Penteli, në afërsi të Athinës, por nga ky zjarr nuk pati viktima.

Në të njëjtën zonë, nga një zjarr në korrik të vitit 2018, vdiqën 102 persona./REL

Pas