Sport

Mposhti Zvicrën, Spanja gjysmëfinalistja e parë e “Euro 2020”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:50 - 02/07/21 |
Opi Nion

Spanja mposhti me penallti Zvicrën, duke u bërë  gjysmëfinalistja e parë e “Euro 2020”.

Tashmë iberikët presin fituesen e çiftit Itali-Belgjikë. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, me Spanjën që kaloi në avantazh shumë shpejt, që në minutën e 8, pasi goditja e Jordi Alba u devijua në rrjetë nga Zakaria.

Në pjesën e dytë, ishte Xherdan Shaqiri ai që barazoi pas një gabimi të mbrojtjes spanjolle, në minutën e 68.

Remo Freuler u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 76, pas një ndërhyrjeje ndaj Gerard Morenos. Futbollistët e Zvicrës, me në krye kapitenin Xherdan Shaqiri, protestuan shumë për masën ekstreme të arbitrit anglez Michael Oliver, duke marrë parasysh se Freuler preku topin në fillim. Edhe VAR-i nuk ndërhyri, pasi protokolli i Evropiani parashikon që kur bëhet fjalë për kontakt fizik, qëndron vendimi i arbitrit.

Por, edhe mes spanjollëve ka nga ata që besojnë se nuk duhej ndëshkuar me të kuq lojtari i Atalantës. Në Tëitter, Cesc Fabregas shkroi: “Për mua nuk ishte as karton i verdhë, por më bëhet qejfi që e dha. Falemnderit, arbitër”.

Zvicra rezistoi edhe në 30 minutat e shtesës, duke e dërguar ndeshjen në serinë e 11-metërshave, aty ku nuk arriti të përsëriste mrekullinë ndaj Francës.

Pas