Kronikë

Motori përplas për vdekje të moshuarin në Divjakë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:11 - 23/07/21 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 18:15 më Divjakë.

Një motor ka përplasur për vdekje një 85-vjeçar në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit”.

Në momentin e aksidentit, i moshuari P. Rr. ishte duke lëvizur me bicikletë. Ndërkohë, Policia ka shoqëruar drejtuesin e motorit K. K., 50 vjeç dhe po merret në pyetje lidhur me ngjarjen.

Aktualisht në vendin e aksidentit ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbadhjen e plot të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas