Kronikë

Sekuestrohet përsëri kokainë në Portin e Durrësit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:22 - 23/07/21 |
Opi Nion

Autoritetet vijojnë të sekuestrojnë sasi kokainë në Portin e Durrësit. Mësohet se ditën e sotme, janë sekuestruar 6.5 kg kokainë.

Sipas informacioneve, sasia e kokainë ishte e vendosur në kontejnerët e një kompanie që transportonte fruta nga Ekudaori.

Në datën 13.07.2021 në kontenerët e të njëjtës kompani u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë.

Në nisje të operacionit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. G., menaxheri i firmës dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës, shtetasi E. D.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e një grupi të posaçëm prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe të SPAK-ut./ Opinion.al

Pas