Një 40-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, pasi ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë jashtë rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Himarë -Sarandë, në vendin e quajtur “Ura e Borshit.
Mësohet se viktima është identifikuar si Artur Buxhelaj. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.