Bota

Moti i keq përfshin Spanjën, stuhi dhe reshje të dendura dëbore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:57 - 21/01/20 |
el ida

Pjesa lindore e Spanjës u përfshi nga moti i keq, me rrebeshe të dendura shiu, erë të fortë dhe stuhi dëbore.

Aeroporti i Alicantes, stacionet e metrosë dhe disa shkolla u mbyllën ndërsa shumë zona mbetën të bllokuara si pasojë e dëborës së pazakontë. Dallgët e detit arritën në disa metra ndërkaq përmbytjet, të shoqëruara me breshër, sollën mbylljen e disa rrugëve dhe ndërprerje të energjisë elektrike në pjesë të ndryshme të vendit.

Mediat lokale kanë raportuar edhe vdekjen e një gruaje 54-vjeçare në Valencia nga hipotermia, ndërkohë, edhe një 44-vjeçar vdiq pasi u përplas nga një makinë që humbi kontrollin në rrugët e mbuluara nga dëbora në Santander./Opinion.al

Pas