Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trajtimi çnjerëzor i të dënuarit, Shqipëria gjobitet me 15 mijë euro

2020/01/21 at 1:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trajtimi çnjerëzor i të dënuarit, Shqipëria gjobitet me 15 mijë euro

Gjykata e Strasburgut ka dënuar Shqipërinë me 15 mijë euro dëmshpërblim dhe 2,500 euro kosto gjyqësore për trajtim çnjerëzor dhe degradues dhe heqje e paligjshme e lirisë për shtetasin Arben Strazimiri, 47 vjeç.


Ky shtetas është arrestuar në vitin 2008 për tentativë vrasjeje por Gjykata e Tiranës vendosi se ai nuk mund të mbahej përgjegjës penalisht për shkak se vuante nga skizofrenia paranojake dhe për rrjedhojë urdhëroi mjekim të detyruar në një institucion mjekësor.

Fillimisht ai u dërgua në burgun e Krujës dhe më pas u transferua në spitalin e burgut të Tiranës prej vitit 2011. Sipas vendimit të Gjykatës ai është mbajtur në kushte të papërshtatshme të jetesës në spitalin e burgut duke shkelur kështu nenin 3 dhe 5 të Kartës së të Drejtave Themelore të Njeriut.

“Dhunim të nenit 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor apo degradues) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut për shkak të kushteve të papërshtatshme të jetesës në spitalin e burgut ku z. Strazimiri është mbajtur i ndaluar nën kujdes të pamjaftueshëm psikiatrik, dhe dhunim të nenit 5 (e drejta për liri dhe siguri/e drejta për të ndalim të ligjshëm të vendosur shpejt nga një gjykatë), në veçanti për shkak të heqjes së vazhdueshme të lirisë së tij në një burg dhe jo në një institucion mjekësor për shkak se apeli i tij ndaj masës së ndalimit ka mbetur në pritje në Gjykatën e Lartë që nga viti 2016,” shkruhet në njoftimin për shtyp.

Përpos shkeljes së të drejtave të Strazimirit, Gjykata i bën thirrje autoriteteve shtetërore të ndërtojnë një institucion të posaçëm për personat me mjekim të detyruar.

“Kjo është në thyerje të detyrimeve statutore vendëse dhe tregon për një problem strukturor,” thuhet në njoftim. Shqipëria urdhërohet që të krijojë institucionet e përshtatshme për këtë problem dhe të sigurohet që ankuesi të marrë psikoterapi dhe jo vetëm ilaçe.

Gjykata vërejti se edhe spitali i burgut ka kushte degraduese për shkak se është në gjendje të rrënuar dhe nuk ka ngrohje qendrore. Por edhe cilësia e kujdesit mjekësor në burg u kritikua.

“Gjykata nuk u bind [për argumentin] se ai ka marrë trajtim të përshtatshëm psikiatrik. Trajtimi i tij mbështetej në përgjithësi në ilaçe psikotropike dhe ka pasur vetëm një psikiatrist për 84 pacientë në Spitalin e Burgut në Tiranë,” thuhet në njoftim.

Në përfundim, sorollatja në gjykata e një të dënuari me probleme shëndetësore mendore, trajtimi i tij në mënyrë jo të përshtatshme si dhe neglizhimi i faktit se Shqipëria ende nuk ka një institucion të posacëm për mbajtjen e personave të dënuar me probleme të shëndetit mendor, do t’i kushtojë taksave të shqiptarëve 17 mijë e 500 euro. Pritet ndërkohë një përgjigje e autoriteteve në lidhje me përgjegjësit e kësaj ngjarjeje. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur

8 Qershor, 2026 7:19 pm
Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 6:40 pm
Rama pritet me protesta në Shkodër
Aktualitet

Rama pritet me protesta në Shkodër

8 Qershor, 2026 5:40 pm
BE i vendos sanksione Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Kërcënon trafikun detar
Bota

BE i vendos sanksione Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Kërcënon trafikun detar

8 Qershor, 2026 5:21 pm
Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…
Kronikë

Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…

8 Qershor, 2026 3:17 pm
Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri
Kryesore

Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri

8 Qershor, 2026 2:18 pm
Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall
Aktualitet

Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall

8 Qershor, 2026 1:44 pm
PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve
Kryesore

PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve

8 Qershor, 2026 1:24 pm
Vrasja me armë zjarri pranë Paskuqanit, Policia: Konflikti nisi për…
Kronikë

Vrasja me armë zjarri pranë Paskuqanit, Policia: Konflikti nisi për…

8 Qershor, 2026 1:19 pm
Botërori/ Punëtorët në stadiumin e Los Angeles ankohen për kushtet dhe pagat
Sport

Botërori/ Punëtorët në stadiumin e Los Angeles ankohen për kushtet dhe pagat

8 Qershor, 2026 1:17 pm
Para
15 ditë për Albin Kurtin

15 ditë për Albin Kurtin

VIDEO/ E qëllojnë me pistoletë, vajza i buzëqesh kamerës

VIDEO/ E qëllojnë me pistoletë, vajza i buzëqesh kamerës

“Nihal” e prerë, pse nuk i lejoi paparacët t’i fotografojnë të birin

"Nihal" e prerë, pse nuk i lejoi paparacët t'i fotografojnë të birin
















TE FUNDIT

Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur

Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur
8 Qershor, 2026

Tensione janë shënuar në nisje të protestës së zhvilluar para Kryeministrisë mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të FRPD-së. Qytetarët u kanë...

Lexo më shumë

Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë
8 Qershor, 2026

Protestat qytetare që nisën kundër projektit në Zvërnec kanë hyrë në ditën e nëntë. Protestuesit në kryeqytet janë mbledhur sërish...

Lexo më shumë

Rama pritet me protesta në Shkodër

Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në hyrje të Shkodrës gjatë takimit të tij me socialistët në këtë qytet...

Lexo më shumë

BE i vendos sanksione Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Kërcënon trafikun detar

BE i vendos sanksione Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Kërcënon trafikun detar
8 Qershor, 2026

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}