Aktualitet

Moti i keq dhe det me dallgë, Porti i Vlorës ndërpret lundrimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:38 - 22/04/22 |
Opi Nion

Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar se për shkak të motit të keq dhe detit me dallgë është ndaluar dhënia e leje-nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.

Në një njoftim në rrjetin social “Facebook”, kapiteneria shkruan: Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 22 Prill 2022 deri 23 prill 2022 deri ne orën 10:00 në drejtimin Jug-Juglindje në forcën 5-6bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.50 metra është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre./Opinion.al

Pas