Bota

Itali/ Djali rreh për vdekje nënën e tij dhe njofton policinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:11 - 22/04/22 |
Opi Nion

Krimi në familje ka tronditur Italinë. Pas një konflikti, një 24-vjeçar ka qëlluar për vdekje nënën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Aicurzio në provincën Monza e Brianza.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Davide Garzia, i cili gjatë një sherri  nuk ka kontrolluar dot nervat dhe ka goditur për vdekje nënën e tij Fabiola Colnaghi, 58 vjeçe.

Ka qenë vetë i riu që pas krimit ka njoftuar policinë. Djali jetonte me të ëmën ndërsa babai kishte kohë që kishte ndërruar jetë. Ai ndodhet në paraburgim ndërsa vijojnë hetimet për këtë ngjarje.

Keqkuptimet mes nënës dhe djalit ishin të zakonshme, ndërsa policia italiane po merr në pyetje familjarët dhe miqtë për të mësuar përse ishin debatet mes tyre.

Ndërkohë pritet të dalë autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes së Fabiola Colnaghi, e cila është goditur me grusht në fytyrë dhe është rrëzuar në tokë, ku i biri ka vijuar ta godasë me shkelma derisa i ka shkaktuar vdekjen./Opinion.al

Pas