Aktualitet

Moti i keq bllokon rrugën e Llogorasë


               Publikuar në : 12:43 - 12/11/19 |
Al Do

Rruga e Llogorasë është bërë e pakalueshme si pasojë e motit të keq. Era e fortë ka rrëzuar një shtyllë tensioni dhe disa pemë duke bllokuar rrugën e automjeteve.

Prefekti i Qarkut të Vlorës i ka bërë thirrje udhëtarëve të evitojnë qarkullimin në këtë aks si dhe të kontaktojnë policinë për çdo problematikë të mundshme. Fuqia e lartë e erës mund të sjellë rrezik serioz për drejtuesit e automjeteve.

Punonjësit e policisë ndodhen në të dyja krahët e rrugës së Llogorasë për të mos lejuar automjetet të kalojnë, deri në një njoftim të dytë, kur fuqia e erës të bjerë. /Opinion.al

Pas